Këshilli i Qarkut Shkodër mikpriti projektin “Workshop Rajonal me Këshilltarët Bashkiake të bashkive të qarkut ” .Takimi u përshëndet në hapje te tij nga Kryetari i Qarkut z.Hilmi Lakti i cili ne fjalën e tij theksoi rolin mbështetës si dhe vlerësimet për punën e deritanishme nga ana e Shoqatës së Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë dhe partneret e ambasadës zvicerane duke qene se projekti është zhvilluar në 11 qarqe të Shqipërisë e pavarësisht një situate të vështire për shkak të Covid-19 ja ka dalë me përfaqësuesit vendore në Qarqet përkatëse në një seri konsultimesh dhe trajnimesh të suksesshme duke e përmbyllur sot në Qarkun e Shkodrës, nën zbatimin me përpikmëri të të gjitha protokolleve të mbrojtjes kundër COVID-19.
z.Lakti tha se roli i këshilltareve vendore është i rëndësishëm për demokracinë lokale dhe përfaqësimin e zërit të qytetareve përmes respektimit të mekanizmave ligjorë e institucional. Këshilli Qarkut do jete një zë i fuqishëm për këtë çështje, theksoj Kreu i Qarkut Shkodër.
Objektivat e këtij workshopi janë krijimi i rrjetit rajonal të të zgjedhurve vendor, rritja e kapaciteteve të të zgjedhurve si dhe Identifikimi i praktikave, modeleve të suksesshme por dhe sfidat për zgjidhje të problemeve në ketë drejtim.
Kryetare, Sekretare dhe anëtare të Komisioneve të përhershme të Këshillave Bashkiake dhe përfaqësueses të tjerë vendore ishin pjesë e këtij takimi të rëndësishëm.