Ne fund te muajit Nëntor në Ulqin të Malit të Zi, u zhvillua një takim pune në mes të Kryetarit të Këshillit të Qarkut z. Hilmi Lakti dhe kryetarit të Komunës së Ulqinit zotit Loro Nrekiq.

Ky takim në vazhdën e disa të tjerëve zhvilluar së fundmi konfirmoj edhe një herë dëshirën e përbashkët të dy drejtuesve të këtyre institucioneve për të bashkëpunuar në ato fusha me interes të përbashkët si zonë ndërkufitare dhe për të forcuar partneritetin në brendësi të institucioneve ndërkombëtare ku palët aderojnë, si dhe për të përgatitur stafet e tyre me mundësitë për aplikime në thirrjet e mundshme të programeve të BE ne vitet e ardhshme.