Projekti Zviceran Helvetas zhvilloi në Ohër të Maqedonisë së Veriut në datat 17-21 tetor, Workshop-in Rajonal mbi Advokacinë në Ballkanin Perëndimor.
Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë vlerësohet në Workshopin Rajonal mbi Advokacinë për rezultatet e projektit “Rrjetëzimi i Këshilltareve Vendorë” në Shqipëri si një projekt i suksesshëm por edhe risi në llojin e tij, zhvilluar në bashkëpunim me “Bashki të Forta”.

Gjatë workshop-it, ekspertët u fokusuan në çështjen e forcimit të autoritetit dhe rolit të Këshillave vendorë për një qeverisje më të mirë vendore në rastin e Shqipërisë.

Projekti “Rrjetëzimi i Këshilltarëve Vendorë” u zhvillua përgjate viteve 2020-2021 ku u angazhuan përfaqesues të 12 qarqeve të Shqipërisë me bashkitë përkatese, duke krijuar kështu një platformë të këshillave vendorë për të lehtësuar më tej diskutimin dhe ndarjen e praktikave të mira mes tyre.