Sot zhvilluam takimin e tretë të projektit ndërkombëtar SMARTMOBAIR, një iniciativë e rëndësishme e financuar nga Programi Interreg ADRION dhe Bashkimi Europian, që synon zhvillimin e transportit të qëndrueshëm në rajonin Adriatik-Jonian.

Ky projekt, i zbatuar nga Këshilli i Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Transportit, Bashkinë Shkodër dhe aktorë të tjerë lokalë, po teston zgjidhje digjitale për monitorimin e trafikut dhe përmirësimin e shërbimit të transportit publik urban në qytetin tonë.

Falë angazhimit të ekspertëve, institucioneve dhe operatorëve të transportit, Shkodra po hedh hapa konkretë drejt një modeli modern, efikas dhe miqësor me mjedisin për lëvizjen urbane.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për kontributin dhe bashkëpunimin!