I nderuar të vlerësoja një personalitet të shquar, emri i të cilit vijon të na bëjë krenar si shqiptar, dijetarin shkodran Nasirudin Al-Albani, gjeniu i shkencës fetare të hadithit. Duke i dorëzuar “Çertifikatën e Mirënjohjes” familjarëve të tij, në praninë e deputetit Agron Çela, klerikëve dhe miqve të pranishëm, e pashë me rëndësi ta kujtojmë dhe nderojmë këtë personalitet si një shembull frymëzimi për brezat e rinj.
Janë modele që na bëjnë krenar dhe shërbejnë si udhërrëfyes përballë sfidave dhe vështirësive që na diktojnë kohet që jetojmë. Mirënjohje për gjithçka ka dhënë Nasirudin Al-Albani, ky emër i nderuar i botës islame.