Në territorin e Qarkut Shkoder, kemi pasur rritje të nivelit të lumenjve, zgjerim të sipërfaqeve të tokave bujqësore nën ujë në Njësinë Administrative Dajç dhe Ana e Malit për shkak të prurjeve të mëdha të lumenjve Kir dhe Gjader, si dhe prurjeve nga Mali i Zi, reflektuar në Liqenin e Shkodrës.
Kryetari I Këshillit te Qarkut Shkodër Z. Hilmi Lakti së bashku me Prefekten Znj. Majlinda Angoni dhe të gjitha strukturat e nivelit lokal dhe në nivel Prefekture janë në gatishmëri për të mirëmenaxhuar situatën nëpërmjet tē gjithë drejtuesve të institucioneve prej të cilëve informohemi se hidrovoret janë në punë, si dhe akset nacionale janë të gjitha të hapura.
Kalueshmëria me mjetet e ushtrisë është vështirësuar ne Obot per shkak te nivelit te ujrave ndërkohë presim mbështetjen me 4 mjete transporti të kalueshmerisë së lartë dhe 4 mjete ujore metalike.
Këshilli i Qarkut Shkodër mbetet i angazhuar për përballimin e situatës aktuale dhe atë të pritshme e cila mund të precipitojë për shkak të vijimit të reshjeve.