Mes bukurisë së Alpeve Shqiptare, në Qafën e Predelecit, u zgjodh më e bukura e bjeshkëve. “Logu i Bjeshkëve” tashmë është kthyer në një prej festave tradicionale në trojet shqiptare. Vajza të stolisura me veshje popullore, xhubleta si veshja shekullore, ornamente karakteristike, konkurojnë njëra-tjetrën për të rrëmbyer fronin e bukurisë.

Kjo shpalosje e vlerave në bjeshkët e vendit tonë është një pasaportë unike, që na prezanton aq bukur kudo në botë. Përgëzime Bashkisë Malësi e Madhe dhe kryetarit Tonin Marinaj për këtë organizim, që na dëshmon se sa e rëndësishme është të ruash këto tradita që kemi trashëguar ndër breza.