📌Mbledhja e parë për vitin 2024 e Këshillit Konsultativ, Qeverisje Qendrore Vetëqeverisje Vendore! Diskutime të rëndësishme mes drejtuesve të bashkive dhe qarqeve, si dhe ministrisë së linjës, për ligjet që përmirësojnë funksionimin e qeverisjes vendore. Kontributi i të gjithë aktorëve në këtë këshill është i rëndësishëm për ta lehtësuar dhe bërë sa më efikase punën tonë, në raport me shërbimet që u japim qytetarëve.
Gjatë punimeve të këshillit, diskutuam edhe mbi projektligje e vendime që kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në punën e institucioneve tona, por edhe jetën e qytetarëve, duke vënë theksin tek standartet dhe zbatimi i ligjit me korrektësi.
Ndërveprimi institucional është tejet i rëndësishëm në këto hapa ku ndodhet sot vendi ynë dhe përballë sfidave të reja që ka pushteti vendor.