Sot me datë 19 Dhjetor 2018, ndryshe nga herët e tjera Këshilli i Qarkut Shkodër me iniciativën e kryesisë, zhvilloj mbledhjen e tij në selinë e Bashkisë së Vaut të Dejës.
Në fillim të seancës së punimeve të kësaj mbledhjeje kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, si mikpritës z. Zef Hila falënderoj Kryetaren e Këshillit të Qarkut Shkodër zonjën Greta Bardeli Gjoni dhe gjithë anëtarët e pranishëm.
Në këtë mbledhje të fund vitit, rendi i ditës ishte i përqendruar tek miratimi i paketës fiskale, kalendarit te programit buxhetor afatmesëm, Strukturën administrative të Administratës së Këshillit të Qarkut dhe buxhetin për vitin 2019 për këshillin e Qarkut Shkodër. Siç u tha në paraqitjen e këtij buxheti nga Drejtoria e Finances dhe kryetarja Bardeli buxheti i Këshillit të Qarkut ka një rritje tepër të vogël por jemi munduar të ruajmë një standard tashmë duke bërë një shpërndarje sa me të drejtë brenda mundësive.
Krahas të tjerave nga fondet e veta Këshilli i Qarkut do të investojë vazhdimin e rrugës së Bardhajve një kërkesë e komunitetit të kësaj zone. Këtij vullneti i është përgjigjur dhe Bashkia Shkodër e cila ka premtuar të bashkë-financojë për ta përfunduar plotësisht këtë aks rrugor.
Në përfundim projekt vendimet e propozuara morën miratimin me konsensus te të gjithë anëtarëve të pranishëm në këtë mbledhje.