Kryetari i këshillit të qarkut Shkodër Edmond Ndou ka zhvilluar një takim me anëtarët e Këshillit Vendor Rinor të bashkisë Shkodër, ku në fokus të bashkëbisedimit ka qënë rinia, angazhimet e tyre dhe projektet për të ardhmen. Që zëri i të rinjve të jetë i fortë dhe të dëgjohet ka nevojë për mbështetjen e të gjitha institucioneve dhe vetë qytetarëve, prandaj kryetari Ndou ju ofroi të gjithë mbështetjen e tij dhe institucionit që ai drejton për cdo nisëm dhe projekt që ata do të kenë.
“Me të rinjtë e Këshillit Vendor Rinor të bashkisë Shkodër, ku mes tyre mbushesh me energji pozitive, plot ide dhe nisma që i shërbejnë të ardhmes së këtij brezi në qytetin dhe vendin tonë. Pata kënaqësinë të bashkëbisedoja me to, duke marrë sugjerimet përkatëse mbi ato që janë nevojat më emergjente për rininë, si dhe i garantova se do të jem një mbështetje e pakushtëzuar për çdo iniciativë që do të ndërmarrin. Shkodra ka nevojë për kontributin e tyre, idetë dhe projektet që i shërbejnë të ardhmes. E ku më mirë se ajo të ndërtohet në vendlindjen e tyre, qytetin e bukur të Shkodrës!” tha Ndou gjatë bashkëbisedimin me të rinjtë.