8 Prill 2020 – Nën kujdesin e Kryetarit të Këshillit të Qarkut Shkodër zotit Hilmi Lakti dhe bashkëpunimin e administratës së këtij institucioni u bë e mundur që, në situatën e krijuar nga pandemia Covid-19 si dhe në prag të festës së Pashkëve, të përgatitet një ndihmë modeste me të gjitha ushqimet bazike, për banorët e pallateve të fshatit Oblikë-Shkoder, familje në nevojë dhe që nuk kanë asnjë përkrahje tjetër veç ndihmës ekonomike.
Përfitues të këtyre ndihmave në këtë rast ishin rreth 80 familje të cilat për vetë faktin se nuk disponojnë tokë në pronësi, janë në një gjendje më të dobët ekonomike.
Në bashkëpunim me banorët e zonës administrata e kryesuar nga z. Lakti, duke zbatuar me rreptësi rregullat që kërkon kjo situatë e krijuar, mundësuan ndarjen e kësaj ndihme direkt pranë banesave të secilës familje, sipas listave që ato vetë kishin paraqitur