Mbledhja e Këshillit të Qarkut Shkodër e zhvilluar më 20 dhjetor 2024, në selinë e Këshillit të Qarkut Shkodër dhe e drejtuar nga Kryetari Z. Edmond Ndou, ka përfunduar me sukses. Gjatë mbledhjes, Këshilli miratoi buxhetin e vitit 2025, i cili përfshin një sërë aktivitetesh social kulturore, dhe investimesh në të gjitha bashkitë e Qarkut Shkodër për vitin e ardhshëm.

Në përfundim të shqyrtimit dhe miratimit të buxhetit, u kalua dhe u miratua struktura e administratës së Këshillit të Qarkut Shkodër, duke siguruar një administrim më efikas dhe të orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm të qarkut.

Vendimet e miratuara gjatë mbledhjes nga K.Q janë një hap i rëndësishëm drejt realizimit të projekteve të shumta, të cilat do të kontribuojnë në rritjen e cilësisë së jetesës për qytetarët dhe zhvillimin e infrastrukturës dhe kulturës në rajon.

Këshilli i Qarkut Shkodër do të vazhdojë të punojë për realizimin e këtyre objektivave dhe do të angazhohet për mbështetje dhe përfshirje të qytetarëve në proceset vendimmarrëse.