Këshilli i qarkut Shkodër organizoi sot mbledhjen Për buxhetin e vitit 2021 si dhe PBA 2021-2023 e cila është dhe mbledhja e fundit për vitin 2020.

Duke marrë shkas nga situata e krijuar nga pandemia Covid-19, bazuar në Aktin Normativ Nr.03 datë: 15.03.2020 konkretisht neni 5, për vendimarrjen e organeve kolegjiale gjatë gjendjes së infeksionit Covid-19, si dhe urdhërit nr.80 datë 17.11.2020 për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 vetë, mbledhja e Këshillit të Qarkut Shkodër e cila është dhe mbledhja e fundit për këtë vit, u mbajt sot e Mërkure datë: 30.12.2020  ora 11:00 nëpërmjet platformës Zoom  Online.

Me shumicë votash u miratua projekt – vendimi “Mbi miratimin e Buxhetit të këshillit të Qarkut Shkodër për vitin 2021 dhe programi Buxhetor Afatmesëm përfundimtar 2021-2023” si dhe të gjitha p/vendimet e pikave të tjera të rendit të ditës.

Këshilli i qarkut Shkodër duke ju uruar Gëzuar Vitin e Ri 2021 i mbyll punimet për vitin 2020.