Qëndra Ditore “Buzëqeshja e Motër Lezes” është shërbimi i radhës që shton në qytetin e Shkodrës, shoqata “Madonnina Del Grappa. Një përkujdesje më shumë për personat me aftësi të kufizuara dhe shtresat në nevojë.

Këshilli i Qarkut Shkodër duke vlerësuar punën që bëhet në këtë shoqatë, prej vitit 2020 është mbështetës i saj dhe sivjet me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mireqënies Sociale po financohen shpenzimet e kësaj qendre, përfshirë pagat e punonjësve, kuoten ushqimore, transportin etj.

I lumtur që këtë bashkëpunim me administratorin Fabrizio Nocchi e shënuam me inaugurimin e kësaj qendre dhe shpresoj që në të ardhmen të kemi të tjera projekte që shkojnë në shërbim të shtresave që kanë më shumë nevojë. Këshilli i Qarkut Shkodër dhe unë personalisht si drejtues, do të jem mbështetës i pakursyer i të tilla nismave që kanë në thelb të tyre humanizmin!