AdriGov: Takim mbi ecurinë dhe vijimësinë e projektit AdriGov.
AdriGov: Takim mbi ecurinë dhe vijimësinë e projektit AdriGov.Me 17 dhe 18 Korrik 2013 ne Gorizia te Italisë u zhvillua një takim pune me iniciativën e Informest partner i projektit AdriGov, për të diskutuar mbi disa ide të paraqitura nga partneret dhe për te diskutuar mbi vijimësinë e këtij projekti. Krahas raportimeve te partnereve përgjegjës në projekt mbi ecurinë e projektit dhe problematikat që ka pasur në startim pasi janë ndërruar disa partnere, përfaqësuesit e ndryshëm paraqiten disa nga aktivitetet e zhvilluara deri tani dhe ato që janë në proçes. Me interes ishte dhe paraqitja e idesë së krijimit të një laboratori strategjik për programimin, pasi tani po futemi në një fazë të re të politikave të BE-së, për vitet 2014-2020. Ky laborator do jetë një pikë lidhje e përbashkët, e cila jo vetëm që do forcojë këtë bashkëpunim por do çelë hapësirë të re zhvillimi në të ardhmen duke kontribuar që të gjithë këto qarqe anëtarë te AdriGovit të kenë mundësinë e hartimit të politikave të përbashkëta dhe projekte konkrete që do jenë në dispozicion të aktoreve të të gjithë zonës së Adriatikut. Po ashtu u ra dakord për ndërtimin e një plani konkret pune mbi aktivitetet që do organizohen nga partneret e veçantë gjatë këtij viti. Në fjalën e tij delegacioni i Këshillit të Qarkut Shkodër, mbështeti iniciativën për të kontribuar në këtë laborator programimi me mundësitë dhe nevojat e tij për bashkëpunim me interes të përbashkët, por duke kërkuar edhe përfshirjen e qarqeve të tjera shqiptare që nuk janë pjesë e këtij projekti.
Gjithashtu u ra dakord që nga fundi i muajit tetor të organizohet në Shkodër një workshop me tematike infrastrukture dhe transport, por duke u konsultuar më parë me kryesine e këtij komisioni në Makrorajonin Adriatiko/Jonian. Delegacioni i këshillit të Qarkut Shkodër përfaqësohej nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkoder z. Maxhid Cungu dhe këshilltari për marrëdhëniet me jashtë Andrea Jakova.