Me rastin e festës së Fitër Bajramit ju përcjellim urimet më të sinqerta duke ju dëshiruar fat, lumturi dhe harmoni ne familjet tuaja dhe në mbarë shoqërine tonë.
Lutemi qe Zoti ynë Bujar t’ua ketë pranuar gjithë angazhimin tuaj gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. Ky muaj i Bekuar ka lënë gjurmët e tij tek secili prej nesh, duke na bërë më human dhe më të përkushtuar për hallet e njëri tjetrit.
Të vetëdijshëm për vlerën e lartë që ka kjo festë, dëshirojmë që paqja dhe mëshira e Zotit të mbretërojë tek çdo familje në botë, në veçanti tek shqiptarët kudo që janë.
Gëzuar Fiter Bajramin!