Të dashur miq, bashkëqytetarë të qarkut Shkodër, më lejoni që t’ju uroj nga zemra festën e Kurban Bajramit.
Le të sjell kjo festë më shumë gëzim e mbarësi në çdo familje. Të jemi më solidar me ato që gjenden në vështirësi, t’i bëhemi krah të pamundurve dhe të punojmë për të ndërtuar një të neserme më të mirë për vendin tonë. Festat janë një moment i bukur bashkimi, duke e ndarë gëzimin kudo, prandaj edhe ky Kurban Bajram le të jetë festa e çdo tryeze shqiptare, pa dallim.
Gëzuar e me zemër të mirë Kurban Bajramin🤲