Të nderuar banorë të Qarkut Shkodër,
Këshilli i Qarkut Shkodër ka kënaqësinë të njoftojë dhe të ftojë të gjithë qytetarët dhe vizitorët të marrin pjesë në festimet tradicionale të karnavaleve që do të zhvillohen në qytetin e Shkodrës nga data 23 deri më 25 shkurt 2024, organizuar nga Bashkia Shkodër me iniciativën e Kryetarit, zotit Benet Beci.
Ky eveniment është një nga manifestimet më të rëndësishme tradicionale e kulturore në qytetin Shkodrës por edhe qarkun tonë, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shijojnë një sërë aktivitetesh festive.
Programi i karnavaleve përfshin parada me kostume të veçanta, muzikë dhe valle popullore, si dhe shfaqje artistike të ndryshme që pasqyrojnë pasurinë tonë kulturore.
Festimet e karnavaleve janë një mundësi e shkëlqyer për të promovuar bashkëpunimin dhe për të forcuar lidhjet kulturore, si dhe për të njohur më nga afër traditat dhe vlerat e komunitetit tonë.
Me shpresën për një pjesëmarrje të gjerë dhe entuziaste nga ana juaj, ju ftojmë ti bashkoheni kësaj festë tradicionale.
Me respekt,
Edmond Ndou
Kryetar i Këshillit të Qarkut Shkodër
https://web.facebook.com/reel/958823922338320