Këngët burimore, kostumet dhe vallet tradicionale, interpretimet fantastike të artistëve të njohur dhe të rinjve, e bënë magjike “FEST FOLK 2024” në Bashkinë Vau Dejës. Nisëm kështu rrugëtimin e aktiviteteve të kësaj vere në bashkitë e qarkut, me synimin jo vetëm për të promovuar vlerat tona më të mira artistiko – kulturore, por edhe për t’i dhënë një shtysë më shumë zhvillimit të turizmit.
Faleminderit banorëve të Vau Dejësit për mikpritjen që i bënë këtij aktiviteti dhe kryebashkiakut Kristjan Shkreli për bashkëpunimin!