Në Malësinë Madhe të traditës dhe mikpritjes, Fest Folk 2024 mblodhi bashkë artistët më të mirë të qarkut Shkodër, duke dhuruar një mbrëmje të veçantë artistike. I lumtur që ky rrugëtim i radhës në bashkëpunim me Bashkinë Malësi e Madhe dhe kryetarin Tonin Marinaj, i dha banorëve të malësisë një natë të mbushur me emocione dhe interpretime që kam bindjen se do të mbeten gjatë në kujtesën e tyre.
Përcjellja e vlerave dhe traditave më të mira që ka qarku i Shkodrës, ka qënë synimi ynë me këtë organizim që do të kthehet në një traditë të përvitshme.
Mirënjohje artistëve pjesëmarrës dhe banorëve të malësisë që ju bashkuan kësaj nate!