Takimi i 4 i Bordit Rajonal të Punësimit.
Takimi i 4 i Bordit Rajonal të Punësimit. Me datën 22.11.2013, në ambientet e Këshillit të Qarkut Shkodër, nën drejtimin e Kryetarit të Këshillit të Qarkut, Z. Maxhid Cungu dhe me mbështetjen e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, ILO dhe UNDP si dhe me prezencën e përfaqësuesit të Ambasadës Zvicerane u zhvillua Takimi i 4 i Bordit Rajonal të Punësimit në kuadër të projektit ë “Adresimi në Nivel Lokal i Sfidës së Punësimit të Rinjve në Shqipëri”, i cili kishte si qëllim Miratimin dhe Nënshkrimin e Paktit Territorial të Punësimit, që cili synon të nxitë mundësitë e punësimit për të rinjtë në rajonin e Shkodrës. Kryetari Cungu e hapi takimin duke falënderuar donatorin Ambasadën Zvicerane dhe UNDP e ILO që po punojnë për zbatimin në terren te këtij projekti. Ai përshkroi shkurtimisht objektivat dhe rendësin qe ka ky projekt i cili i përgjigjet prioriteteve kryesore të Konceptit te Zhvillimit Rajonal. Kryetari theksoi edhe një here arritjet e suksesshme te fazës së parë të këtij projekti i cili përfundoi në vitin 2012 me rezultate konkrete ne punësimin e të rinjve. Më pas ai ftoi përfaqësuesit e projektit dhe donatorit për fjalët përshëndetëse. Përfaqësuesja e ILO , Zhulieta Harasani foli mbi punën që është bërë duke përfshirë edhe konsultimet e gjata me aktorë kombëtare e lokale, institucione publike, specialist të fushave të ndryshme për finalizimin e Masave që do të propozohen nga Pakti territorial i Punësimit qe te financohen.
Përfaqësuesja e UNDP, Dajna Sores falënderon të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces, duke vënë theksin te rëndësia e nivelit te diskutimit te instaluar.
Përfaqësuesja e Ambasadës Zvicerane, Silvana Mjeda, falënderoi të gjithë për punën serioze që është bërë dhe ftoi të gjithë në vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi deri në finalizimin me sukses te projektit. Ajo theksoi se Ambasada Zvicerane si donator, synon të mbështesë nxitjen e punësimit në qarqet Shkodër, Lezhe dhe Kukës.
Në vijim Kryetari fton ekspertin ndërkombëtar të ILO, Francesco Panzica, që të prezantojë Paktin territorial të Punësimit (PTP), aksionet konkrete te tij dhe planin e zbatimit te tyre. Ai bëri një prezantim të 5 Masave që propozohen te miratohen për tu financuar:Gjenerimi i punësimit nëpërmjet zhvillimit të kultivimit dhe grumbullimit të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike.
Krijimi i mundësive për punësim më të mirë të rinjve në Sektorin e Turizmit.
– Gjenerimi i punësimit për të rinjtë në fushën e artizanatit
-Nxitja e punësimit të rinjve në fushën e peshkimit
– Nxitja e punësimit të qëndrueshëm të punësimit të rinjve në sektorin e përpunimit të leshit.
Në përfundim, Kryetari pasi falënderoi pjesëmarrësit për prezantimet dhe diskutimet, i ftoi anëtaret e Bordit Rajonal te Punësimit që të nënshkruajnë Paktin territorial te Punësimit.