ZHVILLOHET MBLEDHJA E RADHËS SË KËSHILLIT TË QARKUT.

ZHVILLOHET MBLEDHJA E RADHËS SË KËSHILLIT TË QARKUT.Ditën e premte me 1 Mars 2013 u zhvillua mbledhja e radhës së këshillit të qarkut Shkodër. Kryetari i qarkut pasi verifikoj pjesëmarrjen e duhur deklaroj mbledhjen e hapur dhe i paraqiti anëtareve të këshillit rendin e ditës. Me pas u kalua ne trajtimin e problematikave të veçanta. Fillimisht kryetari Cungu bëri një përshkrim të qartë të aktivitetit të administratës së këshillit të qarkut për vitin 2012 si dhe kërkoj disa ndryshime për disa nga fondet e trashëguara nga ky vit. Me pas u kalua në miratimin e një fondi për bashkëfinancimet në kuadër të bashkëpunimeve në programet e Bashkimit Evropian. Një nga pika të diskutuara ishte dhe bashkëfinancimi me OJF, THE DOOR për lojëra popullore Fest 2012, ai mbi miratimin e fondit rezerve të vitit 2013 në rastet e dëmtimit të rrugëve  nga reshjet apo ngjarje të paparashikuara. Me propozim të drejtorisë së programim zhvillimit u paraqiten dhe prioritetet e investimeve për vitin ne vazhdim. Po ashtu morën miratimin e tyre dhe vendimet përkatëse për miratimin e linjave te mësuesve dhe nxënësve, distancave dhe kategorizimin e rrugëve ne linja ndërqytetëse. Në fund u miratuar dhe marrëveshja për zbatimin e projektit AdriGov, në kuadër të programit IPA/Adriatik cbc si dhe disa ndryshime ne përbërjen e komisionit te mbrojtjes së tokës në qark.