MBI MBLEDHJEN E KOMISIONIT TË MBROJTJES SË TOKËS.
MBI MBLEDHJEN E KOMISIONIT TË MBROJTJES SË TOKËS.Në mbledhjen e tij të datës 01.03.2013, pranë Këshillit të Qarkut Shkodër, Komisioni i Mbrojtjes së Tokës në Qark në prani dhe të Kryetarit të Këshillit të Qarkut dhe njëherazi dhe Kryetar i këtij komisioni, Z. Maxhid CUNGU, analizoi gjendjen dhe problematikat që shtrohen për mbrojtjen e tokës bujqësore në qarkun tonë.
Pas leximit të materialit të paraqitur për shqyrtim nga ana e sekretarit të këtij komisioni ku u theksuan forma të ndryshme të dëmtimit të tokës bujqësore që paraqiten si më problematiket për qarkun tonë si: Të ndërtimeve të jashtëligjshme në zonat rurale duke u theksuar se mungojnë planet urbane ku mund të jepen leje ndërtimi nga ana e KRT-ve përkatëse gjë që shkakton një kontradiktë ndërmjet nevojave për ndërtim dhe mundësisë së pajisjes së kërkuesve me dokumentacionin e nevojshëm ligjor. Dëmtime të tokave bujqësore si rezultat i gërryerjeve në brigjet e lumenjve e përrenjve që përshkojnë qarkun tonë. Problemet e sistemit të kullimit ku më problematike paraqitet fusha e Trushit në të dy anët e aksit të rrugës Shkodër-Velipojë që i përket Komunave Bushat e Dajç. Zbatimi i ligjshmërisë duke përsëritur problemin e krijimit të fondit për mbrojtjen e tokës bujqësore për çdo komunë, marrjen në shqyrtim nga Këshillat e Komunave/Bashkive për problematikat e tyre dhe të shoqëruara me vendimet përkatëse prej tyre. U diskutua nga anëtarët e Komisionit mbi këto tematika të paraqitura, duke u vënë në dukje edhe investimet e kryera deri më tani sidomos në brigjet e lumit Buna sipas programeve qeveritare, u kërkua të gjendeshin mënyra të mundshme për financimin e punimeve mbrojtëse për argjinatura në brigjet e lumenjve e përrenjve apo për pastrimin e mirëmbajtjen e sistemit të kullimit, si dhe ndërhyrja edhe e Bordit të Kullimit. Në përfundim të mbledhjes u vendos: Këshillat e Komunave/Bashkive të marrin në analizë problemin e ndërtimeve me synim përcaktimin e zonave të ndërtimit sipas fshatrave; Komunat Bushat, Guri i Zi, Bërdicë, Dajç, Velipojë të marrin në analizë problemin e pastrimit të kanaleve të treta kulluese dhe të kërkojnë zbatimin e ligjit për këtë problem; Me qëllim që komunat/bashkitë të mund të investojnë për mbrojtjen e tokës bujqësore, të miratohet fondi i mbrojtjes së tokës bujqësore sipas kërkesave të ligjit. Të vihen në efiçencë pune strukturat e mbrojtjes së tokës në komuna/bashki në mënyrë që të marrin përsipër përgjegjësitë ligjore të tyre.