Mbledhje e radhës e Këshillit të Qarkut Shkodër.
Mbledhje e radhës e Këshillit të Qarkut Shkodër.Mbledhja e radhës e Këshillit të Qarkut Shkodër u zhvillua ditën e Mërkure me datë 27.11.2013, ora 11.00 në sallën e Këshillit të Bashkisë Shkodër.
Kryetari i Këshillit të Qarkut zoti Maxhid CUNGU paraqiti para anëtareve të këtij këshilli materialet e paraqitura nga administrata e këshillit dhe i holli ato për diskutim në mes anëtareve. Fillimisht u procedua për konstituimin e këshilltarit te Këshillit te Qarkut Shkodër Z. Luan Harusha, përfaqësues i Komunës Rrethina. Pastaj u kalua ne raportin mbi veprimtarinë ekonomiko-financiare te Këshillit të Qarkut Shkodër për periudhën 10/mujore te vitit 2013. Një pikë mjaft e rëndësishme ishte dhe miratimi i Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Qarkut Shkodër dhe RDP si dhe transferimin e Fondit të Programit për Zhvillimin Rajonal si dhe Për miratimin e “Marrëveshjes për zbatimin e Paktit Territorial të Punësimit” dhe riformulim të Bordit Rajonal të Punësimit. Me pas u kalua në diskutim dhe miratim të “Raportit të Monitorimit të Strategjisë Rajonale për Fëmijët të Qarkut Shkodër dhe Planin e Veprimit për Fëmijët. Pika e fundit ishte për miratimin e propozimit për dhënien e titullit “Mjeshtrave” Bik Ndoja, Mark Kaftalli dhe Zyhdi Barbullushi. Te gjitha vendimet morën mbështetjen me vote te anëtareve te këtij këshilli.