Keshilli i Qarkut Shkoder mikpriti sot trajnimin me teme: “ E-Keshilli ne partneritet me qytetaret ”, organizuar nga Shoqata e Keshillave te Qarqeve te Shqiperise dhe nen kujdesin e vete Keshillit te Qarkut Shkoder.

Axhenda e dites perfshinte tre sesione:
1. E-qeverisja, e-vizibiliteti dhe faqet e webit
2.Mediat Sociale
3. Komunikimi mes këshillit bashkiak dhe komunitetit, mjetet që e lehtësojnë atë.

Trajnimi ishte ne vijim te projektit “Rrjetezimi i Keshilltareve Vendore”, per te cilin vitin e kaluar u zhvilluan dy takime.
Projekti po zhvillohet ne 12 qarqe te Shqiperise nen kujdesin e Kryetarit te Qarkut Tirane dhe Kryesues i Shoqates se Keshillave te Qarqeve te Shqiperise z.Aldrin Dalipi, ne bashkepunim me partneret e Ambasades se Zvicres ne Shqiperi.

Objektivat e ketij projekti jane krijimi i rrjetit rajonal te te zgjedhurve vendor, Kapacitimi i te zgjedhurve vendor si dhe Identifikimi i praktikave, modeleve te suksesshme por edhe sfidave per zgjidhje e funksionimin e keshillave vendor.

 

VIDEO: https://fb.watch/5wWi32dOs3/

#qarkushkoder
#rritjekapacitetesh
#fuqizimipushtetitvendor