Këshilli i Qarkut Shkodër nderon Myftininë Shkodër. Mbrëmjen e së hënës, më 16 nëntor 2015, gjatë aktivitetit të shfaqjes së premierës së dokumentarit “Triumfi i zanit të minareve” dhe aktivitetit kushtuar 25 vjetorit të rihapjes së xhamisë së Plumbit, Myftinia Shkodër është nderuar me titullin:
Këshilli i Qarkut Shkodër nderon Myftininë Shkodër. Mbrëmjen e së hënës, më 16 nëntor 2015, gjatë aktivitetit të shfaqjes së premierës së dokumentarit “Triumfi i zanit të minareve” dhe aktivitetit kushtuar 25 vjetorit të rihapjes së xhamisë së Plumbit, Myftinia Shkodër është nderuar me titullin:
“Nderi i Qarkut Shkodër”, nga institucioni i Këshillit të Qarkut Shkodër.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm autoritetet më të larta fetare e civile të vendit, si: H. Skënder Bruçaj, Kryetar i KMSh, z. Ilir Dizdari, Kryetar i Komitetit Shtetëror për Kultet, Mons. Angelo Massafra, Arqipeshkëv Shkodër-Pult, znj. Greta Bardeli, Kryetare e Këshillit të Qarkut Shkodër, z. Xhemal Bushati, Kryetar i Këshillit të Bashkisë Shkodër, deputetë, drejtues të partive politike, imamë të xhamive, etj.
Ka qenë znj. Greta Bardeli, Kryetare e K.Q. Shkodër, ajo që i ka akorduar Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, këtë certifikatë vlerësuese të punës dhe kontributit 25 vjeçar të Myftinisë Shkodër. Znj. Greta Bardeli, vlerësoi lirinë e besimit si bekim nga Zoti dhe mirësi për popujt. Ajo vlerësoi shpirtin e harmonisë ndërfetare si një begati për popullin shqiptar dhe historinë e tij.
Në motivacionin e këtij titulli nderi, shënohet: “Për veprimtarinë e çmuar shoqërore e humane në dobi të banorëve të Qarkut, për ruajtjen dhe rritjen e vlerave shpirtërore si dhe për kontributet e shquara në forcimin e harmonisë dhe paqes në Qarkun Shkodër”.
Pas marrjes së titullit nderues, Myftiu falënderoi znj. Bardeli për këtë vlerësim publik që i bëhet Myftinisë Shkodër, duke theksuar se ky titull i takon të gjithë atyre që kanë punuar dhe janë lodhur maksimalisht për të mirën e komunitetit, për përhapjen e mesazheve të paqes dhe harmonisë, si dhe me ndihmat e ndryshme të njerëzve në nevojë.