Zhvillohet mbledhja e këshillit te Qarkut
Ditën e hëne me 30 Dhjetor 2019, në selinë e Këshillit të Qarkut Shkodër u zhvillua mbledhja e parë e radhës që nga konstituimi i këtij këshilli në tetor të këtij viti. Kryetari i Këshillit të Qarkut zoti Hilmi Lakti i paraqiti këshilltarëve disa materiale kryesisht fiskale për miratim. Ndër projekt aktet kryesore veçohen: kalendari i programit Buxhetor afat-mesëm, paketa fiskale, struktura administrative për vitin e ardhshëm, ndryshimi i disa prioriteteve për investime si dhe Buxhetin për vitin 2020 në tërësi.

Pas paraqitjes dhe shpjegimeve nga Kryetari dhe Drejtoria Finance Buxhet me këtyrpikave të mësipërme nga ana e këshilltarëve u diskutua gjerësisht. Më pas u kalua në votim për secilën pikë në veçanti. Këshilltarët mbështeten unanimisht me vote projekt-aktet e paraqitura duke i kthyer ato në vendime, që do gjejnë zbatim gjatë vitit 2020.