Mbledhja e radhës e këshillit të Qarkut Shkodër. Ditën e Hënë me datë 2 Nëntor 2015, në sallën e këshillit të Qarkut Shkodër ora 11, u zhvillua mbledhja e radhës së Këshillit të Qarkut Shkodër.
Mbledhja e radhës e këshillit të Qarkut Shkodër. Ditën e Hënë me datë 2 Nëntor 2015, në sallën e këshillit të Qarkut Shkodër ora 11, u zhvillua mbledhja e radhës së Këshillit të Qarkut Shkodër. Krahas zgjedhjes së Sekretarit të ri të këshillit të Qarkut z. Gjon Marku, i cili u zgjodh me votim të fshehtë por me një konsensus të plotë, u miratua dhe rregullorja e brendshme e organizimit dhe funksionimit si dhe ndarja e Komisioneve të këshillit. Me pas u mor në shqyrtim dhe u miratuan disa pika të tjera, që kanë të bëjnë me disa ndryshime në Paketën Fiskale, Strukturën dhe në Buxhetin e Këshillit të Qarkut dhe të Ndërmarrjes Rajonale të Rrugëve. Po ashtu për tu përmendur janë dhe disa miratime fondi për investime si në rastin: Rikonstruksion i Godinës së Këshillit të Qarkut Shkodër dhe Rikonstruksion i Shpatullave të Urës Goricë, Ana e Malit, Bashkia Shkodër, apo dhe një ndryshim vendimi mbi miratimin e investimit rikonstruksion rruga: Qendër/Zagorë Goraj, Malësi e Madhe, si dhe shqyrtimi dhe aprovimi i disa kërkesave, propozim për dhënien e Pensionit të Posaçëm Shtetëror për ish basketbollisten e Vllaznise znj. Xhulieta Shestani, dhe aktorin e humorit z. Zef Deda etj.