Papa Francesku shpall Dom Ernest Troshanin Kardinal. Sot ne Romë në seline e Shenjte Vatikan, Papa Françesku ka shpallur në lutjen e të dielës, kardinalët e rinj ndër të cilët edhe Dom Ernest Troshanin nga Shqipëria.
Papa Francesku shpall Dom Ernest Troshanin Kardinal. Sot ne Romë në seline e Shenjte Vatikan, Papa Françesku ka shpallur në lutjen e të dielës, kardinalët e rinj ndër të cilët edhe Dom Ernest Troshanin nga Shqipëria. Ai është i vetmi prift shqiptar që sot shpallet Kardinal. Me rastin e vizitës së Papa Franceskut në Tiranë shtator 2014, Dom Ernest Troshani i dëshmoi vuajtjet e tij dhe të Kishës Shqiptare për gjatë periudhës komuniste. Në përfundim të këtij rrëfimi tërhoqi vemendjen përqafimi i përzemërt ndermkejt tyre si dhe përlotja e Papës. Shpallja kardinal e Troshanit është një titull nderi që i jepet atij. Për shkak të moshës së thyer ai nuk merr pjesë në konklava. Dom Ernest Troshani është kardinali i dytë shqiptar. Shpallja e Dom Ernest Troshanit kardinal, konsiderohet edhe si nderim dhe mirënjohje e Papa Franceskut për Shqipërinë përpara shpalljes së Lumturimit të 38 martirëve shqiptarë që do të bëhet më 5 nëntor të këtij viti në Shkodër.