Sot në ditën e Bashkëpunimit Europian u zhvillua nje panair i projekteve të programit IPA Cross-Border Shqipëri – Mal i Zi 2014-2020.
Kryetari i qarkut Z. Lakti foli për rëndësinë e këtij programi dhe përfitimet reciproke që ka pasur dhe do vazhdojë të ketë bashkpunimi mes dy vendeve kufitare me shumë potenciale e vlera që i bashkojnë.
Principi kryesor në të cilin është themeluar Bashkimi Evropian është principi i bashkëpunimit. Në Shqipëri procesi i integrimit europian ka ndikuar dukshëm në rritje e bashkëpunimit ndërkufitar. Si Shqipëria ashtu dhe Mali i Zi janë dy vende që presin ti bashkohen familjes se madhe të vendeve anëtare të BE-se.
Integrimet europiane janë imperativ i kohës dhe të gjithë ne e kemi për detyrë që në mënyrë sa më aktive të angazhohemi në përdorimin sa më të frytshëm e cilësor të fondeve Europiane.