Strategjia e Bashkimit Europian per Eurorajonin Adriatiko Jonian vazhdon procesin e saj drejt miratimit ne Komisionin Europian, me zhvillimin e takimit të radhës pikërisht ne Bruksel.

Strategjia e Bashkimit Europian per Eurorajonin Adriatiko Jonian vazhdon procesin e saj drejt miratimit ne Komisionin Europian, me zhvillimin e takimit të radhës pikërisht ne Bruksel.Takimi u organizua nga Rajoni i Molises ne kuadër te Projektit AdriGov, projekt i cili po implementohet nga Këshilli i Qarkut Shkodër, si dhe rajone te tjera te Ballkanit dhe Italisë. Te pranishëm ne këtë takim ishin përfaqësues te niveleve te larta te strukturave te Bashkimit Europian dhe përfaqësi ministrore te Shteteve Anëtare te EUSAIR. Kjo konference ishte një hap tjetër i rëndësishëm për sa i përket gjetjes se rrugëve dhe mënyrave te financimit qe Strategjia EUSAIR do te ketë nga Bashkimi Europian.Ditën e pare te takimit pas prezantimeve nga ana e drejtorit sekretariatit te përgjithshëm te komisioneve te Rajoneve te Bashkimit Europian, Gianluca Spinaci, dhe Koordinatori i përgjithshëm i projektit AdriGov dhe sekretari i Eurorajonit Adriatiko-Jonian z. Francesco Cocco, u zhvillua takimi me tematik specifike informimin mbi mundësitë e aplikimit per fonde ne programet CreativeEurope, EuropeforCitizens dhe Erasmus +. Me tej u zhvilluan debate për rëndësinë e gjetjes se fondeve për te çuar përpara implementimin e strategjisë makro rajonalë EUSAIR e cila pasi te miratohet nga Bashkimi Europian do te ketë nevoje për mbështetje me fonde ne mënyre qe te arrije suksesin dhe gjithë përfshirjen e parashikuar.

Kryetari i Këshillit te Qarkut Shkodër mbajti një fjalim mbi rëndësinë e mbështetjes me fonde nga ana e Bashkimit Europian te vendeve kandidate si Shqipëria, si një mundësi e vetme e përafrimit te standardeve Shqiptare me ato Europiane dhe implementimit sa me efektiv te strategjisë EUSAIR.
Konferenca, synonte që rajonet dhe palët e interesuara të bashkëpunimit Adriatik-Jon, të fokusohen në programet dhe fondet e BE, te menaxhuara direkt nga Komisioni dhe agjencitë evropiane dhe të jenë ne një linjë me qëllimet e zbatimit të EUSAIR.