Në zemër të Malësisë së Madhe, vendlindjes së tij, u prezantua dokumentari kushtuar rapsodit të shquar Sali Mani, “ARTISTI QE I DHA SHPIRT KËNGES”. Mes familjarëve e miqve të tij, ky dokumentar i punuar me profesionalizëm nga gazetari Tom Therçaj, na riktheu edhe njëherë emocionet e interpretimit profesional dhe personalitetit të këtij artisti virtuoz. Organizimi i bashkisë Malësi e Madhe dhe shoqatës “Miqtë e Sali Manit” në SHBA dëshmoi edhe njëherë tjetër se Sali Mani, i përkiste të gjithëve, Shqipërisë, Kosovës, diasporës dhe shqiptarëve kudo në botë.
Me zërin dhe talentin e tij në interpretimin origjinal të këngëve me çifteli, lahutë etj, ai nderoi malësinë kudo në skenat shqiptare dhe botë, duke u vlerësuar me çmime të shumta.