Projekti AdriGov Për një Plan Qeverisje Operative në Adriatik i është bashkë – financuar sipas Programit IPA Adriatik CBC të Bashkimit Evropian.
Projekti AdriGov Për një Plan Qeverisje Operative në Adriatik i është bashkë – financuar sipas Programit IPA Adriatik CBC të Bashkimit Evropian.Projekti AdriGov Për një Plan Qeverisje Operative në Adriatik i është bashkë – financuar sipas Programit IPA Adriatik CBC të Bashkimit Evropian. Ai jep një kontribut të rëndësishëm për të kaluar nëpërmjet një bordi të përbashkët bashkëpunimin në fushën Adriatiko-Jonian, për të nxitur konkretisht miratimin e një plani bashkëveprues dhe operacional në trajtimin e të gjitha mundësive për bashkëveprim në të gjitha fushat. Objektivi kryesor:
AdriGov synon të fuqizojë bashkëpunimin institucional në fushën Adriatiko-Joniane. Projekti do të përcaktojë dhe të zbatojë Planin Operacional qeverisjes Adriatik, duke forcuar bashkëpunimin institucional dhe promovimin e një modeli të përbashkët të qeverisjes në zonën e Adriatikut dhe Jonit. Projekti ndjek një përfshirje më të ngushtë të palëve përkatëse institucionale, në veçanti administratat rajonale dhe lokale. Objektivat specifike: • Të kontribuojë në procesin e anëtarësimit në BE, të vendeve kandidate dhe kandidate potenciale, duke forcuar marrëdhëniet e tyre me institucionet evropiane dhe aktorët e tjerë relevantë, duke promovuar legjislacionin e vendeve të BE dhe të transportuar në acquis comunautaire, duke përmirësuar qeverisjen në të gjithë nivelet dhe duke forcuar dimensionin rajonal të politikave të BE; • Të kontribuojë në procesin aktual të konsultimit mbi zhvillimin në zonën Adriatiko-Joniane për një Strategji të përbashkët Makrorajonale; • Të forcojë dhe konsolidojë ndërveprimin institucional dhe të krijojë një agjende të aktiviteteve institucionale të Eurorajonit Adriatiko- Jonian dhe për të konkretizuar punën e komisioneve të këtij organizmi; •Të startojë një aksion pilot mbi qeverisjen multilevel; •të përmirësoje kapacitetin e autoriteteve lokale për të fituar aftësi specifike në lidhje me menaxhimin evropian të projekteve, fondeve strukturore, ngritjen e fondeve të mundshme dhe rrjeteve përkatëse. Partneriteti përbëhet nga: Rajoni i Istrias, Qarku i Dubrovnikut nga Kroacia, Rajonet e Puglias, Marche, Informest, Veneto, Abruzzo dhe Emilia Romagna nga Italia, Rajoni i Epirit nga Greqia, Këshilli i Qarkut Shkodër, Bashkia e Kotorrit nga Mali i Zi dhe Kantoni i Neretva Hercegovina nga Bosnia and Herzegovina. Punimet e workshopit u çelën me një prezantim të shkurtër të projektit AdriGov dhe aktiviteteve ndërkombëtare të zhvilluara të paraqitura nga projekt koordinatori z. Andrea Jakova. Fjalën përshëndetëse e përcolli Kryetari i këshillit të Qarkut zoti Maxhid Cungu i cili i uroj mirëseardhjen dhe foli mbi impenjimin e këshillit të qarkut Shkodër dhe rolin e tij në makrorajonin Adriatiko Jonian në kuadër të politikave të BE për strategjinë e zhvillimit të kësaj zone, EUSAIR. Në emër të Ministrisë së Integrimit përshëndeti zoti Gentian Xhaxhiu, Ministrisë se transportit dhe Infrastrukturës zoti Ervin Minarolli. Pastaj e mori fjalën zoti Francois Begeot – Përfaqësues i Delegacionit të BE në Tiranë. Më vonë rreth temës në fjalë u ndalën dhe zoti Davorko Obuljen, zëvendës prefekt i Dubrovnikut, zoti Francesco Cocco, Sekretar i Përgjithshëm i EAI, zonja Tamara Carević-Baraba, përfaqësuese e Rajonit të Rjekës, zoti Agim Pasholli përfaqësues i Ministrisë së Jashtme për politikat Adriatiko Joniane, zoti Walter GORUPPI, Analist /INFORMEST, Gorizia, Italy, zoti Federico Rosset nga rajoni i Venezias, zoti Olaf HAUB drejtues i RDP in Shkodër, zoti Andrea Nobili Strategic Architect iNExT, studio dhe z. Shpëtim Xhaxhiu Focal National Point. Ditën e dytë u mblodh komiteti për transportin dhe infrastrukturën i Makro/rajonit AJ nen drejtimin zotit Željko MAŽAR të cilit iu paraqitën disa prezantime nga Ing. Simon Prendi dhe Arch Andrea Nobili, në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit në gjetjen e pikave të përbashkëta të zhvillimit. Në këto dy takime të rëndësishme u fol mbi politikat e zhvillimit të transportit dhe infrastrukturës si pjesë e zhvillimit ekonomik të zonës dhe përgatitja e dokumenteve strategjike të përbashkët si komision tematik specifik ashtu edhe si makro/rajon në përputhje me politikat BE për EUSAIR EU Strategy for the Adriatic and Ionian Region.