ZHVILLOHET MBLEDHJA E KËSHILLIT TË QARKUT. U zhvillua mbledhja e radhës të Këshillit të Qarkut Shkodër ditën e Ejte datë 21/12/2017 ora 14,00 në Ambientet e Këshillit të Qarkut me këtë rend dite:  Mbi miratimin e paketës fiskale të vitit 2018 për Këshillin e Qarkut Shkodër”;“Mbi miratimin e Strukturën Organizative të Administratës së K. Q. Shkodër“; “Mbi Miratimin e Përqindjes së Shpërblimit Mujor të Anëtarëve të Kryesisë së Këshillit të Qarkut Shkodër për Vitin 2018”; “Mbi miratimin e Buxhetit të Këshillit të Qarkut Shkodër për vitin 2018”;

“Mbi miratimin e përdorimit të Fondit Rezervë & Kontigjencës të Këshillit të Qarkut Shkodër të vitit 2018, për raste të emergjencave që mund të krijohen nga reshje apo fatkeqësi natyrore, në Bashkitë e Qarkut Shkodër”; “Mbi investimin-rikonstruksion i katit të dytë teknik dhe hidro-izolim i Shkollës 9 vjeçare Edith Durham, Bashkia Shkodër”;

“Për akordimin e titullit “Nderi i Qarkut Shkodër” z. Ndue Ftoni; “Për akordimin e titullit “Nderi i Qarkut Shkodër” z. Zef Çoba; “Për akordimin e titullit “Nderi i Qarkut Shkodër” z. Alfred Çapaliku; “Për akordimin e titullit “Nderi i Qarkut Shkodër” z. Halit Laçej”; “Për akordimin e titullit “Nderi i Qarkut Shkodër” pas vdekjes Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni);

“Mbi miratimin e fondit për zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Qarkut Shkodër, Komunës Pejë në Kosovë dhe Komunës Plavë në Malin e Zi, për vitin 2018 mbi menaxhimin e promovimit të faqes web të Projektit Peaks of the Balkans (PoB)”.Të gjitha projekt vendimet në fjalë pasi u diskutuan nga anëtarët e këshillit u kaluan në votim dhe morën mbështetjen e duhur.