PËR NËNËN SHEJTE TEREZE. 4 Shtatori 2016 për mbarë njerëzimin është dita e institucionalizimit të Shenjtërimit të Nënë Terezës, apo Shën Terezës së Kalkutës e cila për lartësinë e mirësisë dhe humanizmit të saj, për Urtinë dhe thjeshtësinë e saj, për sakrificat dhe dashurinë që dhuroi, me përkujdesjen ndaj cilitdo person në nevojë, konkretizoi dhe lartësoi pa masë vlerat më pozitive të humanizmit.
PËR NËNËN SHEJTE TEREZE. 4 Shtatori 2016 për mbarë njerëzimin është dita e institucionalizimit të Shenjtërimit të Nënë Terezës, apo Shën Terezës së Kalkutës e cila për lartësinë e mirësisë dhe humanizmit të saj, për Urtinë dhe thjeshtësinë e saj, për sakrificat dhe dashurinë që dhuroi, me përkujdesjen ndaj cilitdo person në nevojë, konkretizoi dhe lartësoi pa masë vlerat më pozitive të humanizmit. Nënë Tereza me veprën, gjenialitetin dhe dashurinë e pakufishme për vendin e saj, sfidoi demagogjinë e atij regjimi që e privoi nga familja e saj biologjike. Shkodra, qyteti ku dhe familja e saj ka jetuar gjatë viteve 1932-1933, ka shumë arsye që e përcjell me krenari këtë ngjarje pasi kjo Nënë e Madhe Shenjte, që në 1991 çeli misionin e saj human në këtë qytet dhe vazhdon t’a kryejë edhe sot me një dedikim të lartë shpirtëror. Të takohesh me motrat e Nënë Terezës në misionin e tyre kupton me së miri energjitë e pashtershme të kësaj Nënë të Shenjtë, që sot lutet për mbarë njerëzimin. Shenjtëria e Saj Nënë Tereza reflekton vlerat më të larta shoqërore për mbarë rruzullin. Puna dhe vepra e saj gjenerojnë fuqi të pashtershme për vazhdimin e misionit të saj human kudo në botë. Faleminderit Nënë Tereza, Shenjte e Shqiptarëve dhe e mbarë njerëzimit. Mesazh i Kryetares së Këshillit të Qarkut, Greta Bardeli Gjoni.