ADRIGOV Në kuadër të projektit ADRIGOV, IPA-CBC, i cili po zbatohet nga Këshilli i Qarkut Shkodër në bashkëpunim me partnerë nga qarqet që janë pjesë e zonës Adriatiko Joniane, u zhvillua ditën e enjte me datë 10 Mars 2016, ora 9.30 në ambientet e hotel Colosseo Shkodër, takimi: Roli i gruas në partneritete të qëndrueshme në zhvillimin e strategjisë së Bashkimit Evropian për zonën Adriatiko-Joniane EUSAIR.
ADRIGOV Në kuadër të projektit ADRIGOV, IPA-CBC, i cili po zbatohet nga Këshilli i Qarkut Shkodër në bashkëpunim me partnerë nga qarqet që janë pjesë e zonës Adriatiko Joniane, u zhvillua ditën e enjte me datë 10 Mars 2016, ora 9.30 në ambientet e hotel Colosseo Shkodër, takimi: Roli i gruas në partneritete të qëndrueshme në zhvillimin e strategjisë së Bashkimit Evropian për zonën Adriatiko-Joniane EUSAIR. Ky takim është në vijim të disa takimeve të rëndësishme që janë zhvilluar në kuadër të këtij projekti sikurse: Takimi për Ekonominë dhe Transportin, për kulturën dhe turizmin si dhe ai për përfshirjen e qarqeve shqiptare në politikat EUSAIR, si dhe të disa bashkëpunimeve lokale e trajnimeve ndërkombëtare. Euro Rajoni Adriatiko-Jonian EAI, si një nga aktorët kryesorë që operojnë në zonë, me përvojë në promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndër-rajonal mes rajoneve dhe autoriteteve lokale të vendeve të pellgut të Adriatikut dhe Jonit, ndaj dhe nëpërmjet projektit AdriGov, financuar nga fondet Ipa Adriatik, synon të luajë një rol të rëndësishëm dhe aktiv në qeverisjen multi-nivel të strategjisë EUSAIR. Fokusi i takimit në fjalë është impenjimi dhe roli e gruas në vendimmarrje, në institucionet ku ato kontribuojnë, për të krijuar kushtet e një partneriteti sa më të afërt e të qëndrueshëm në perspektivën e zhvillimit të strategjisë së Bashkimit Evropian për zonën Adriatiko/Joniane. Zhvillimi ekonomiko social i kësaj zone kërkon një qasje të re dhe një dëshirë e vullnet nga ana e te gjitha institucioneve, për të realizuar së bashku objektivat të cilat Bashkimi Evropian rekomandon përmes strategjisë EUSAIR. Të ftuar në panel do jenë përfaqësues të institucioneve partnere sikurse Avv. Paola di Salvatore, Autoriteti menaxhues i Programit Ipa, Kryetarja e Bashkisë së Herceg Novi, sekretari i përgjithshëm i Eurorajonit Adriatik Jonian Francesco Cocco, përfaqësues të Rajonit Molise, Emilia Romagna, Bashkia e Kotorrit, përfaqësues nga Bosnja-Hercegovina, Kontea e Dubrovnikut, si dhe drejtuesit e përfaqësuesit e institucioneve qendrore, lokale, te cilët do te shkëmbejnë eksperiencat e tyre në gjetjen e mundësive për të lehtësuar sa më shumë procesin në fjalë. Bashkëlidhur dhe intervistat per mediet te kryetares Bardeli dhe te Autoritetit Menaxhues te IPA, Paola di Salvatore.