Zhvilluam sot mbledhjen e radhës te Keshillit te Qarkut Shkoder, ku u morën vendime të rëndësishme për financat, investimet dhe politikat sociale në nivel qarku.

Miratuam me unanimitet, ndryshimet ne buxhet dhe fondet sociale për vitin 2027, u konfirmuan projektet infrastrukturore që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve ne qarkun Shkoder, dhe u morën vendime të rëndësishme për njohjen e figurave të shquara si “Dëshmor te Atdheut”.

Bashkëpunimi dhe përkushtimi i këshilltarëve janë çelësi i zhvillimit të qëndrueshëm dhe i përmirësimit të shërbimeve për komunitetin tonë.