Në prag të dites se 7 Marsit, Festës së Mësuesit, si Këshilli i Qarkut Shkodër dhuruam 100 botime për Zyrën Vendore të Arsimit, me qëllim pasurimin e fondit të bibliotekave dhe mbështetjen e shkollave të qytetit. 📚 Botime si “Guida Turistike e Qarkut Shkodër”, “Tingujt Folklorikë të Qarkut” dhe “Shkodra Vlera Tingëlluese” do t’i shërbejnë nxënësve për të njohur më mirë historinë, kulturën dhe traditat e rajonit të tyre.
Ky kontribut vjen si një hap konkret për të afruar të rinjtë me trashëgiminë kulturore të Shkodrës dhe për të forcuar bashkëpunimin mes institucioneve në mbështetje të arsimit dhe promovimit të vlerave lokale.
Kënaqësi që në këtë takim me drejtoreshën e ZVA Shkodër znj. Brisela Truma Kadija , pata mundësinë jo vetëm ta përgëzoj për punën e mirë dhe rezultatet e deritanishme, por edhe për këtë datë të shënuar për arsimin shqiptar. Urim që shkon për çdo mësues, me mirënjohje për punën që bëjnë në edukimin e brezave.








