Cilesia dhe Sfidat e Arsimit ne Nivel Vendor” kjo ishte tema e konferences qe na mblodhi sot ne ambientet e Bibliotekes se Universitetit Luigj Gurakuqi si nisme e zyres vendore te arsimit Shkoder dhe drejtoreshes znj. Brisela Truma Kadija, qe gjej rastin ta falenderoj!
Arsimi eshte themeli mbi te cilin ndertohet e ardhmja e nje shoqerie. Cilesia ne arsim nuk eshte rastesi, eshte rezultat i perkushtimit te mesuesve, i mbeshtetjes se institucioneve dhe i bashkepunimit te ngushte me komunitetin.

Si Keshill Qarku, mbetemi te angazhuar per te mbeshtetur çdo nisme qe synon permiresimin e infrastruktures arsimore, rritjen e mundesive per zhvillim profesional te mesuesve dhe fuqizimin e bashkepunimit mes institucioneve qendrore dhe atyre vendore.
Arsimi cilesor kerkon politika te qendrueshme, planifikim afatgjate dhe mbi te gjitha dialog te hapur.

Kjo konference ishte nje hapesire e vyer reflektimi dhe shkembimi idesh.
Na duhet te punojme se bashku qe çdo shkolle ne qarkun e Shkodres te jete nje hapesire sigurie, motivimi dhe suksesi per çdo femije.

Mesuesit e qarkut Shkoder jane transmetuesit kryesore te dijes si dhe modele frymezimi per brezat.