Në mbyllje të një viti që ka qënë i mbushur me angazhime, projekte dhe investime të rëndësishme në nivel qarku, miratuam këtë fund dhjetori Buxhetin e vitit 2026 dhe Programin Buxhetor Afatmesëm 2026-2028, për Këshillin e Qarkut Shkodër. Garantojmë kështu vazhdimësinë e mbështetjes për zhvillimin dhe shërbimet në nivel qarku, duke qënë pranë komuniteteve të 5 bashkive.
Dua të falënderoj të gjithë anëtarët e Këshillit të Qarkut Shkodër, kryetarët e bashkive dhe stafet e tyre për bashkëpunimin e treguar përgjatë 2025-es. Punë të mira e projekte të rëndësishme na presin përpara, me synimin për të vazhduar në këtë frymë edhe gjatë 2026-es, në Shkodër, Vau Dejës, Malësi të Madhe, Pukë dhe Fushë Arrëz.

















