Sonte, në zemër të Shkodrës, u organizua Sofra e Pavarësisë, një traditë e bukur që na bashkon për të nderuar 28 dhe 29 Nëntorin, ditët më të shtrenjta të kombit tonë
Si Kryetar i Qarkut Shkodër pata nderin të jem pjesë e kesaj Sofre të organizuar nga Bashkia Shkodër dhe kryetari z. Benet Beci, ku na nderuan me pjesëmarrjen e tyre Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, znj. Elisa Spiropali, deputetë, drejtues institucionesh dhe shumë personalitete të tjera.
Falënderim i veçantë për të gjithë ata që kontribuan në këtë atmosferë të bukur festive, që na kujton vlerat, historinë dhe bashkimin tonë si komb.
Gëzuar Festat e Nëntorit!