Kenaqesi të marr pjesë në një përvjetor të veçantë, 30-vjetorin e Shoqatës “Projekti Shpresa”, një nismë që ka prekur e ndryshuar jetë, duke sjellë dritë, dinjitet dhe shpresë aty ku dikur kishte dhimbje e harresë.

Me shumë respekt ndava çertifikata falënderimi dhe mirënjohjeje për: të ndjerën Silvana Vignali, themeluese e këtij misioni të jashtëzakonshëm; Shoqatën “Projekti Shpresa”, për 30 vite përkushtim e dashuri njerëzore; dhe Komitetin për Luftën Kundër Urisë në Botë, për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

“Projekti Shpresa” është shembulli më i bukur se si mirësia dhe humanizmi nuk njohin kufij.

Le të jetë ky jubile një thirrje për të vazhduar rrugën e nisur me të njëjtin ideal e shpirt solidariteti. Faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për njerëzit dhe komunitetin tonë!