Në homazhet e zhvilluara pranë bustit të 5 heronjve, për të përkujtuar dhe nderuar 81-vjetorin e rënies së Ndoc Mazit, Ndoc Dedës, Naim Gjylbegut, Hydajet Lezhës dhe Ahmet Haxhisë, pesë djem të rinj që zgjodhën të sakrifikojnë jetën për lirinë e Atdheut.

Në këtë ditë të veçantë, së bashku me përfaqësues të organizatave të veteranëve, të afërm të heronjve dhe qytetarë të Shkodrës, përkujtuam dhe nderuam veprën e tyre, në një akt mirënjohjeje për trimërinë dhe idealin që ata mbrojtën deri në frymën e fundit.
Lavdi përjetë Heronjve të Popullit!

Nderim përjetë sakrificës së tyre!