Sot pata kënaqësinë t’i dorëzoj Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër 100 kopje të dy botimeve të rëndësishme që pasurojnë njohuritë tona për trashëgiminë kulturore dhe turistike të rajonit tone: “Guida Turistike e Shkodrës” dhe “Tingujt Folklorik të Qarkut Shkodër”.

Kjo dhuratë simbolike, që iu dorëzua Rektorit Prof. Dr. Tonin Gjuraj, është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të lidhjes mes institucioneve tona dhe botës akademike, për të nxitur brezat e rinj të mësojnë, ruajnë dhe promovojnë thesaret e Shkodrës dhe veriut.

Falenderoj stafin e Këshillit të Qarkut dhe pedagogët e Universitetit që kanë punuar me përkushtim për realizimin e këtyre botimeve. Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të jetë një shtytje për zhvillimin kulturor dhe turistik të rajonit tonë.