Lidhjet e Shkodrës me diplomacitë e huaja europiane janë të hershme dhe një prej tyre është shteti Austriak. Janë mbushur plot 20 vite të prezencës së Konsullatës së Nderit të Austrisë në Shkodër, që drejtohet nga z.Gjergj Leqejza.
Pata kënaqësinë t’i bashkohesha një dreke festive të shtruar me këtë rast nga Ambasada Austriake dhe ambasadori z.Christian Steiner.
Puna e bërë në gjithë këto vite dhe projektet e financuara nga Austria, janë dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme që ky vend mik na ka dhënë në rrugëtimin tonë drejt të ardhmes së përbashkët në Bashkimin Europian. 🇦🇱🇦🇹🇪🇺