Nënë Tereza, Shenjtore e të Varfërve. Sot me 4 Shtator 2017, 1 vit pas Shejtrimit nga Ati i Shenjtë, Këshilli i Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Teatrin Migjeni Shkodër, Shoqatën Kulturore Artistike “Prenkë Jakova” organizuan në hollin e Teatrit Migjeni Shkodër një takim përkujtimor kulturor Artistik të titulluar “Nënë Tereza, Shenjtore e të Varfërve”. Pas fjalës së moderatores së këtij takimi znj. Jesmina Lici, të pranishmit ndoqën një insert dokumentar të përmbledhur nga jeta dhe veprimtaria e Nënë, Shën Terezës.
Më pas një këngë kushtuar Martires Marije Tuci, interpretuar nga mezzo-soprano Françeska Pjetri, shoqëruar në piano nga maestro Gjon Shllaku, në violinë Eugjen Garxhola, si dhe nga Moxart, koha e dytë, Sonata në la minor.
Aktorja e Teatrit Migjeni Shkodër Merita Smaja interpretoi dhe përcolli shumë emocion me një monolog nga drama “Nënë Tereza kur ishte Gonxhe” e Bashkim Kozelit. Në përfundim të këtij aktiviteti një pjesë spontane të aktruar me aq dëshirë nga “fëmijët” e Nënë,
Shën Terezës, ku u gjet dhe rasti që ti përcillen falënderimet në emër të gjithë komunitetit të qarkut të Shkodrës gjithë motrave misionare të Nënë Terezës, që me aq dedikim e fisnikëri e humanizëm janë përkushtuar në ndihmë të të varfërve dhe njerëzve në nevojë që trajtojnë konkretisht pranë strukturave të tyre.