Vijimi i projektit “Bashki të Forta” si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar nga Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor me Ambasadën e Zvicrës dhe të Suedisë është një lajm i mirë për njësitë vendore. Në këtë mënyrë rriten kapacitetet teknike dhe trajnimi i punonjësve të bashkive do të rrisë njëkohësisht efikasitetin e tyre për mirëqeverisje.
Janë 14 milionë euro më shumë për bashkitë që i ndihmon të forcojnë autonominë vendore dhe përmirësojnë shërbimet për qytetarët. Qarku Shkodër mund të jetë një prej përfituesve kryesorë pasi çdo gjë do të varet nga përformanca. Ne do të punojmë fort me bashkitë për të patur rezultatet e pritshme që i shërbejnë zhvillimit të rajonit.