Takim i Grupit te Punës se Projektit NEXT & Takimi i 3-te i Komitetit Koordinues – Mostar, Bosnjë dhe Hercegovinë.

Në datat 29-30 Janar 2014, u mbajt në Mostar, Bosnjë Hercegovinë, takimi i radhës i Grupit të Punës së Projektit NEXT & Takimi i 3-të i Komitetit Koordinues. Gjatë takimit të datës 29 Janar u ngritën 4 grupe pune që diskutuan 4 aspekte relevante të fazës së implementimit të projektit:
1) Menaxhimi i projektit, planifikimi, monitorimi dhe vlerësimi i aktiviteteve; 2) Komunikimi i projektit dhe promovimi i aktiviteteve; 3) Shërbimet NEXT; 4) Mundësitë financiare dhe takimet e biznesit në mbështetje të kërkimit dhe inovacionit. U diskutua për  ndryshimet në buxhet, projekt, kohën dhe afatet për paraqitjen e raporteve financiare dhe narrative në mënyrë që kërkesa për ndryshim te mos ketë efekte negative në aspektin financiar për partneret. Njëkohësisht u ndal ne 7 WP/PP (Paketat e Punës) së Projektit NEXT –çfarë është bërë dhe çfarë do te realizohet në të ardhmen. WP1-MENAXHIMI (është emplementuar dhe po vazhdon)–shpenzime te përgjithshme. WP2-KOMUNIKIMI (Rajoni Marche ka punuar në mjetet e komunikimit dhe partneri IDA ka punuar në faqen e Web-it dhe të blogut)–shpenzime te përgjithshme. WP3-FAZA PERGATITORE (pra në këtë takim mund ta raportojmë tek WP1 dhe WP3), sugjerimi të raportohet te WP3 – tek faza përgatitore nuk ka një partner lider apo përgjegjës  WP4-NEXT IS (information system) aktori kyc Sibernik–por gjithë partneret janë përgjegjës te bëjnë trajnime/seminare që gjithë aktorët e ndryshëm të dinë se si përdoret platforma. WP5-FAZA E SHERBIMEVE– cilat mund të jenë shërbimet që do të mund të ofrohen aktorëve të shënjestruar. WP6- MUNDESITE FINANCIARE-pas sezonit te verës do të kemi nje produkt dhe aktivitete kryesore, ku sot gjate takimit do te ndahen mundësitë e ndryshme financiare qe do te m und te afrohen. WP7–FAZA E SE ARDHMES – Vlerësimi dhe plani i biznesit për platformën, si do e mbështesim këtë platformë kur projekti te mbyllet? Ideja është te përgatitet një studim fizibiliteti, një këshillues që do të zgjidhet do të punojmë me një ekspert për hartimin e planit të biznesit.  Ndër aktorët e targetuar duhet të jenë SMS-te ose QTTK (qendra të transferimit të teknologjisë dhe kërkimit) Aktorët janë të fushave, sektorëve që janë me relevante për partneret përkatës, ku këto aktorë mund të përfshihen në pyetje-përgjigje dhe përpara ngritjes së platformës, të paraqesin sugjerimet nëse ato kanë, apo dhe dyshimet e tyre në lidhje me këtë platformë. Inovacioni duke qenë objekti kryesor i këtij projekti duhet të shoqërohet me nxjerrjen e indikatorëve të duhur.