Një ditë e veçantë për Shkodrën!
Sot nderuam jo thjesht një trupë muzikore, por një histori frymëzuese dashurie, përkushtimi dhe arti. Trupa Muzikore “The Door” u shpall “Nderi i Qarkut Shkodër”, një titull që simbolizon gjithçka që ajo përfaqëson: integrim, talent dhe njerëzi pa kufij.
Që nga viti 2004, kjo trupë ka sjellë dritë në jetën e të rinjve me aftësi ndryshe dhe ka treguar se muzika bashkon atje ku shërbimet mungojnë. Një falënderim i veçantë për Kastriot Facin dhe Bepin Vjerdha, dy shtylla të kësaj historie suksesi!
Sot jemi më krenarë se kurrë për qytetin tonë dhe për njerëzit që e bëjnë atë më të bukur përmes vlerave të vërteta.































