Aktivitet me personat me aftësi ndryshe. Me datë 28 dhjetor Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër Zonja Greta Bardeli (Gjoni) mori pjesë në aktivitetin e organizuar në Qendrën e Zhvillimit, nga Drejtoria e
Shërbimit Social Shtetëror e Qarkut Shkodër. Në takim me organizatorët dhe stafin të Qendrës së Zhvillimit të personave me aftësi ndryshe që ofrojnë shërbime në këtë qendër, Znj. Greta Bardeli vlerësoi punën e tyre të përditshme ndaj këtyre personave duke vënë theksin kryesisht tek stafi i kësaj qendre i cili punon me përkushtim e devocion për të arritur standardet e kërkuara ne kete fushë. Mesazhi konkret që u përcoll në fjalën e saj ishte:
“Të kthejmë sytë nga kategoritë në nevojë jo vetëm në raste festash por çdo ditë të vitit, të jemi solidar për të bërë me të mirën për to”. Takimi ishte i ngrohtë dhe me urimet më të mira për të gjithë ato që kontribuojnë çdo ditë
me sakrifica për shtresat në nevojë.
Gjithashtu Znj. Bardeli falënderoj, Drejtorinë e Qendrës së Zhvillimit, Shërbimin Social Shtetëror Qarku Shkodër, Bashkinë Shkodër dhe organizatën “Shpresë për Botën”, për punën e tyre dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që po jep rezultate konkrete ku secili aktor ka rendësin dhe peshën e punës se tij. Në fund të takimit u zhvillua edhe një kokteil dhe u shpërndanë dhurata, të cilat ishin përgatitur nga organizata “Shpresë për Botën”.